Kushton plot 500 mijë euro, kjo është makina më e shtrenjtë në Shqipëri

Auto

Kushton plot 500 mijë euro, kjo është makina më e shtrenjtë në Shqipëri

Më: 15 mars 2017 Në ora: 20:30
Ky Rolls Royce kushton plot 500 mijë euro

Megjithëse Shqipëria është vend i varfër, në fakt ajo mban shumë pasanikë në gjirin e saj. Prandaj nëse ndonjëherë keni menduar se makinat e shtrenjta do ia shihni yjeve botërore në television, në fakt Tirana të ofron mundësinë t’i shikosh edhe në mes të ditës.

Së fundmi në Tiranë është parë një makinë super e shtrenjtë dhe ka qenë pronari i saj që e ka prezantuar edhe në rrjetet sociale. Por kush është personi që ka një makinë kaq të shtrenjtë në Shqipëri?

Bëhet fjalë për djalin e Ram Gecit, Andi Geci. Andi dhe familja e tij, tashmë kanë shtuar në koleksionin një makinë Rolls Royce Ghost, seria 2, extended wheel base (versionin 6 metrat i gjatë) dhe me një motor 6.6 L v12.

Ky Rolls Royce kushton plot 500 mijë euro, thënë ndryshe gjysmë milioni euro dhe mund të themi se është makina më e shtrenjtë që ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri.

Makinë si kjo kanë në pronësi emra të njohur të showbizit amerikan si reperat Jay Z, P. Diddy, French Montana, Rick Ross, etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat