Makina fluturuese, atraktive dhe e përshtatshme për manovrim

Auto

Makina fluturuese, atraktive dhe e përshtatshme për manovrim

Më: 15 mars 2017 Në ora: 21:13
Makina fluturuese TF-X

Në shekullin e kaluar, makina fluturuese, ishte vetëm një mendim i fantashkencës, ndërsa kjo makinë shumë shpejt do të jetë realitet i përditshmërisë së qytetarëve të botës.

Shumë kompani kanë bërë projekte konkrete në sjelljen e veturës fluturuese, e cila mund të njihet si një gjysmë veturë, gjysmë aeroplan, apo gjysmë helikopter.

Projekti i veturës TF-X i publikuar në vitin 2015, vazhdon të jetë njëri nga projektet e veturave hibride të së ardhmes, pasi është një veturë shumë praktike, e cila ka hapësirë për 4 persona, mund të vozitet në çdo rrugë, ku mund të voziten të gjitha veturat, mund të parkohet në çdo garazh. Mënyra e fluturimit të saj, është shumë e përshtatshme fal dy helikave të lëvizshme të saj, duke i ofruar shoferit një komoditet gjatë ngasjes së veturës-aeroplan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat