Ja çka planifikon BMW për makinat elektrike deri në vitin 2020

Auto

Ja çka planifikon BMW për makinat elektrike deri në vitin 2020

Më: 17 mars 2017 Në ora: 23:41
BMW

BMW ka hyrë seriozisht në botën e makinave elektrike, kur lansoi serinë tërësisht të re "i", e cila aktualisht përbëhet nga dy modele - elektrike i3 dhe plug-in hibrid sportiv i8.

Prodhuesi gjerman planifikon që deri në fund të dekadës, secili prej modeleve të saj të ketë të paktën një version të makinës elektrike. Në praktikë, kjo do të thotë se të gjitha modelet do të jenë në tërësi elektrike ose variant hibrid plug-in.

Fronti i dytë i elektrifikimit shumë më të gjerë të modeleve të BMW do të përfshijë automjete konvencionale, duke filluar nga limuzinat tradicionale të serive 3, 5 dhe 7, deri te modeli SUV "X". Aktualisht, në ofertë janë modelet plug-in hibride Serija3 (BMW 330e) dhe modeli X5 (BMW X5 xDrive40e) dhe hibridi BMW Active Tourer 225, ndërsa së shpejti arrin dhe BMW 530E.

Në një intervistë për revistën Car&Driver, CEO i BMW Group, Harald Kruger, ka thënë se ideja themelore e cila qëndron prapa nisjes së një serie të modeleve me motorë elektrikë, përveç reduktimit të konsumit të karburantit dhe ndotjes, është që BMW të mbetet ajo që ka qenë gjithmonë - një makinë që siguron kënaqësi të pastër në ngarje.

Për shkak të natyrës së motorëve elektrikë, të cilët ofrojnë performancë të shkëlqyer dhe përshpejtim, makinat elektrike BMW do të mbajnë karakteristika sportive të cilat, sipas Kruger, janë vendimtare për këtë markë të makinave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat