Lamborghini kushton shtrenjtë edhe kur bëhet nga letra

Auto

Lamborghini kushton shtrenjtë edhe kur bëhet nga letra

Më: 18 mars 2017 Në ora: 17:25
Lamborghini

Modeli i Lamborghini, i krijuar nga letra, për një kohë të shkurtër është bërë hit në rrjetet shoqërore.

Autor i këtij modeli mahnitës është 26-vjeçari Lin Zhao Wei nga Malajzia, ndërsa e ka krijuar me rastin e Qing Ming, trevjetorit të festivalit në Kinë ku njerëzit ndezin gjëra të krijuara nga letrat në kujtim të të vdekurve të afërm.

Lin ka bërë Lamborghini nga letra me ndihmën e miqve, por edhe softuerit të veçantë. Lamborghini u krijua për një muaj, ndërsa janë shpenzuar letra në vlerë prej rreth 5.300 dolalrë amerikan, raporton Sin Chew Daily. E gjithë kjo është bërë më interesante pasi modeli është porositur nga një kompani për funerale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat