Këto janë makinat më të kërkuara në Evropë

Auto

Këto janë makinat më të kërkuara në Evropë

Më: 18 mars 2017 Në ora: 20:58
Volkswagen Golf

Një listë me pesë modelet e makinave më të kërkuara në Evropë.

Lista e pesë makinave më të shitura në tregun evropian për vitin e kaluar nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me një vit më herët, por ka ndryshuar vetëm renditja e tyre në listë.

Kur bëhet fjalë për modelin më të shitur të veturave në Evropë, që një kohë e gjatë nuk ka pasur befasi në kreun e listës. Sikur edhe viteve të kaluara, Volkswagen Golf edhe më tej bindshëm është vetura më e kërkuar e udhëtarëve në kontinentin e vjetër.

Edhe pse në vitin 2016 shënoi rënie të ndjeshme të shitjes (-7,8%), Golf me 492.952 njësi të porositura ka lënë dukshëm larg konkurrentët e tij.

Në vendin e dytë është ngjitur Renault Clio, me ngritje prej 3% dhe 315.115 vetura të shitura, derisa i treti është Volkswagen Polo, i cili në vitin 2015 ishte i katërti, me 308.561 njësi të porositura.  Duke iu falënderuar rënies së shitjes në vitin 2016 (-4,4%), Ford Fiesta ka rrëshqitur nga vendi i dytë në të katërtin me 300.528 njësi të shitura.

Listën e pesë modeleve më të kërkuara në Evropë për 2016 e përmbyll Opel/Vauxhall Corsa, e cila ka arritur deri te 264.844 blerës. Në mesin e pesë modeleve më të shitura janë katër modele nga i ashtuquajturi segment “B”-automobila të vegjël, të cilët përdoren për rrugë të shkurtra.

Shitje të madhe ka shënuar Astra (+29,6), me ngritje nga pozita 13 në të gjashtën. Në vitin 2016 janë porositur 253.483 automobila, duke iu falënderuar më së shumti gjeneratës së re që ka ardhur në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat