Mercedes dhe BMW konfirmojnë shuarjen e disa modeleve

Auto

Mercedes dhe BMW konfirmojnë shuarjen e disa modeleve

Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:21
Mercedes dhe BMW

Prodhuesit gjermanë të automobilave BMW dhe Mercedes kanë paralajmëruar shuarjen e disa nga modeleve të tyre, pasi e “kanë kuptuar se janë në inflacion dhe se e kanë tepruar me modelet e reja”.

Ian Robertson, shef i shitjes dhe marketingut në BMW ka thënë për Car&Driver se është e qartë se disa modele kanë ditët e numëruara.

“E vërteta, na vijnë edhe disa modele si X2 dhe X7, por edhe të tjera, por po ashtu e di se disa modele do të largohen”, ka thënë ai.

Dieter Zetche nga Mercedes tha se në këtë vendim ka ndikuar mos shitja e modeleve “coupe” dhe “cabriolet”.

“Ekspansioni kinez ka popullarizuar limuzinat, por jo edhe disa modele të caktuara dhe kjo për mbijetesën e tyre do të mund të jetë problem”, ka thënë ai.

Sipas tyre, bëhet fjalë për disa modele si seria e katërt e BMW Grand Coupe, Mercedes GLC coupe ose Audi A5 Sportback. Por, më të rrezikuarit janë modelet e mëdha me dy dyer. Mund të ndodhë që BMW të largojë seritë 4 dhe 6 në edicionin “cabrio”. 

Në BMW më së shumti probleme kanë me roadster, të cilëve assesi nuk po mund t’ua kthejnë famën e vjetër. Robertson në këtë e sheh edhe arsyen e bashkëngjitjes me Toyota në roadster-in e ri Z5, i cili ka ulur shpenzimet e zhvillimit të modelit, dhe me këtë edhe pritjet e tregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat