Imitohet Bentley Continental, kushton gjashtë herë më lirë se origjinali

Auto

Imitohet Bentley Continental, kushton gjashtë herë më lirë se origjinali

Më: 21 mars 2017 Në ora: 23:00
Bentley Continental

Në shtetet e Bashkuara ka dalë në shitje një Continental i imituar, që ngjanë shumë me origjinalin.

Makinës Ford Mustang GT i është ndryshuar komplet pjesa e jashtme, duke iu transformuar në Bentley, ndërsa ka ndryshime edhe nën kapak.

Me vendosjen e motorit prej 550 kuajfuqive, shpejtësia dhe qëndrueshmëria e veturës është rritur në masë të madhe.

Ngjashmëria e madhe që ka me origjinalin, si dhe puna që është bërë në të, ka bërë që të vihet në shitje për 50 mijë dollarë.

Krahasuar me çmimin e modelit origjinal, që kushton 300 mijë dollarë, kjo shumë është shumë më e përballueshme.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat