Fordi do t’i punojë të gjitha makinat nga materiali i super-veturave

Auto

Fordi do t’i punojë të gjitha makinat nga materiali i super-veturave

Më: 24 mars 2017 Në ora: 08:35
Ford

Metali i fortë dhe i lehtë që përbëhet nga fibrat e karbonit, nuk do të jetë pjesë vetëm e super-veturave, por së shpejti do të gjendet edhe në makinat e zakonshme.

Prodhuesi amerikan Ford, do të bashkëpunojë me kompaninë Blue Oval dhe partnerin e angazhuar për krijimin e pjesëve Magna për këtë projekt.

Në këtë formë, veturat që shfrytëzohen nga familjarët dhe punonjësit e zakonshëm, do të jenë shumë më të lehta dhe shpenzimi tyre zbritet në masë të madhe.

Deri më tani është provuar që në modelin Ford Mustang GT350R të vendoset struktura dhe rrotat nga ky metal i lehtë. Rezultatet kanë treguar se veturat kanë pasur amortizim të vogël, ndërsa shpenzimet kanë qenë më të ulëta.

Megjithëse metali me fibra karboni është shumë i shtrenjtë, konsiderohet si ide e mirë që të investohet në të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat