Sekretet e Pagani Pearl

Auto

Sekretet e Pagani Pearl

Më: 26 mars 2017 Në ora: 08:59
Kjo makinë luksoze i ka edhe disa sekrete që deri më tani nuk janë bërë të ditura për publikun

Prodhuesi italian Pagani, e ka krijuar një model elegant dhe të shpejtë të modelit Huayra, që e ka quajtur Pearl.

Pos që është shumë i veçantë, kjo makinë luksoze i ka edhe disa sekrete që deri më tani nuk janë bërë të ditura për publikun.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.2 sekonda, derisa nga qëndrimi ndalur deri në 300 km/h kalon për 14 sekonda. Kjo bëhet falë 1,350 kuajfuqive që i japin mundësi të lëviz me shpejtësi të madhe, si dhe formës së jashtme me shumë linja aerodinamike.

Në fakt, Pearl është kombinim i pjesëve më të mira të modeleve si Huayra kupe, Huayra BC, Zonda S dhe Zonda Revolucion. Në këtë kombinim, është përdorur materiali i lehtë, duke bërë që ky model t’i ketë 123 kilogramë më pak se ndonjë Pagani tjetër.

Të gjitha këto kanë bërë që ky model të jetë shumë i pëlqyer dhe i kërkuar në treg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat