Prodhuesi kinez që imiton veturat e njohura, padit Mercedesin për kopjim!

Auto

Prodhuesi kinez që imiton veturat e njohura, padit Mercedesin për kopjim!

Më: 26 mars 2017 Në ora: 16:50
Mercedes-Benz Chery

Mercedes-Benz është paditur nga kompania kineze Chery, me pretendimin se modelin EQ e ka emëruar njëjtë si makina tyre që quhet eQ. Madje thuhet se kjo veturë e kompanisë gjermane ka katër dyer, sikur ajo kineze.

Njohësit e makinave, në bashkëpunim me juristët pritet që ta shqyrtojnë rastin, meqë makinat nuk kanë ndonjë ngjashmëri, derisa emërtimi konsiderohet vetëm koincidencë.

Nëse vërtetohet e kundërta, atëherë Mercedes duhet ta largojë nga linja e prodhimit këtë model dhe t’i bëjë ndryshimet e duhura.

Në anën tjetër, Chery që është i njohur për imitime të shumë segmenteve të veturave, nuk është përgjigjur kurrë për kopjimet që ka bërë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat