Maserati kërkon t’i kthehen prapa edhe disa vetura

Auto

Maserati kërkon t’i kthehen prapa edhe disa vetura

Më: 27 mars 2017 Në ora: 00:26
Maserati

Gjatë muajit maj të vitit të kaluar, Maserati ka kërkuar t’i kthehen prapa 26 mijë vetura të modeleve Ghibli dhe Quattroporte, për shkak të problemeve në sistemin e frenimit.

Në muajin nëntor, janë kërkuar të rikthehen disa vetura shkaku i problemit me kamerat e pasme,  ndërsa në po të njëjtin muaj edhe 326 makina nga po të njëjtat modele, sepse iu bllokoheshin rrotat e pasme.

Prodhuesi me bazë në Bolonja të Itali, po kërkon t’i kthehen pas 3,300 Levante, sepse kanë problem me sistemin softuerik që e vë në qarkullim veturën. Kur këto makina janë duke lëvizur ngadalë apo presin në trafik të dendur, ndodhë që të ndalen dhe ndezja e tyre është shumë e vështirë.

Njohësit e automobilizmit sugjerojnë që Maserati të ndërmerr masa të mëdha dhe të rregullojë këto probleme, në mënyrë që të mbajë emrin prestigjioz që e ka deri më tani.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat