Bleu veturën Porsche 911 gjysmë të prishur për pak para, pas intervenimeve mekanike ia rriti vlerën në 100 mijë euro

Auto

Bleu veturën Porsche 911 gjysmë të prishur për pak para, pas intervenimeve mekanike ia rriti vlerën në 100 mijë euro

Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:43
Porsche 911

Adhuruesit e flaktë të auto-industrisë gjermane, e në veçanti të veturave sportive që dalin nga shiritat prodhues të fabrikës së Porsche, gjithsesi se do t’ju thonë që modeli “Porsche 911” është një nga modelet më të mira që ndonjëherë është prodhuar.

Këtë gjë është munduar ta dëshmojë amerikani Tyler Hoover i dashuruar në vetura, i cili ka blerë një “Porsche 911” gjysmë të prishur për 9.500 dollarë (rreth 8.500 euro) dhe pas disa intervenimeve ia ka rritur vlerën në 100 mijë euro.

Modeli i tij “Porsche 911 Carrera” ngjyrë të hirtë, kishte të kaluar plot 391 mijë kilometra.

“Të preferuarin” e tij e ka quajtur “Apollo 911”, kurse arsyeja për këtë është se vetura e tij ka përshkruar disa kilometra më shumë sesa që Hëna është larg nga Toka.

Hoover dëshironte t’ia dëshmonte botës që “Apollo 911” i tij është në gjendje të mirë mekanike. Dhe kështu vendosi të marrë një rrugë të gjatë, dhe të vizitojë panairin tradicional të kësaj marke që mbahet në Florida.

Tyler ishte nisur me veturë nga Kanzas për në panairin që po mbahej në Florida në ishullin Amelia. Kilometrat të cilat është dashur t’i përshkojë ishin rreth 2.400.

Pas disa intervenimeve të vogla brenda veturës, ai mori rrugën për t’i dëshmuar të gjithëve që “Porsche 911” i tij pa kurrfarë problemi mund t’i përballojë këto mijëra kilometra.

Përvojën e tij e ka filmuar dhe më pas e ka postuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube. Shikoni videon e postuar më poshtë për ta kuptuar se çfarë i ka ndodhur gjatë rrugës.

Modeli i parë i “Porsche 911” është prodhuar në vitin 1963, dhe deri më sot janë nxjerr nga fabrikat e Porsche dhjetëra mijëra vetura sportive të këtij modeli.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat