Kupeja BMW M2, sfidë kryesore do ta ketë Audi RS3

Auto

Kupeja BMW M2, sfidë kryesore do ta ketë Audi RS3

Më: 29 mars 2017 Në ora: 08:20
Audi RS3

Super-makina BMW M2 që do të lansohet së shpejti, ishte prezantuar si sportive, luksoze dhe me katër dyer edhe shumë e përshtatshme për familje.

Megjithëse pretendohej se do të jetë shumë e kërkuar në treg, tashmë e ka sfiduesin kryesorë që është Audi RS3.

Ky sedan jo shumë i madh, i ka të gjitha karakteristikat që thuheshin për M2, ndërsa është mjaftë i fuqishëm dhe ofron rehati.

Me 395 kuajfuqi dhe shpejtësi maksimale deri në 250 kilometra në orë, kjo veturë po del të jetë shumë e pëlqyer.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni nga afër dhe në lëvizje RS3, derisa shpejton nëpër rrugë të ndryshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat