“Volkswagen” po i mbledh automjetet problematike dizel në SHBA

Auto

“Volkswagen” po i mbledh automjetet problematike dizel në SHBA

Më: 29 mars 2017 Në ora: 16:10
Volkswagen

Një video nga Amerika tregon si kompania “Volkswagen” ka filluar t’i mbledhë veturat problematike dizel.

Bëhet fjalë për automjetet që janë të prekura nga skandali dizel dhe se kompania ka filluar t’i blejë nga pronarët, shkruajnë mediat amerikane.

Fushata për blerjen e modeleve “Volkswagen” dizel përfshijnë rreth 475 mijë automjete. Aktualisht është siguruar një hapësirë e madhe parkimi i hapur, ku janë mbledhur gati një e katërta e tyre, ose rreth 120,000 makina. Kompania gjermane po i grumbullon automjetet në tri e me shumë hapësira parkimi.

Një vend është në stadiumin Silverdome në Michigan, pastaj në ish-bazën e Forcave Ajrore në Kaliforni dhe në portin Baltimore.

Është vlerësuar se rreth 70 mijë prej tyre do t’u rinovohet softwari i programimit, në mënyrë që ato të mund të kthehen nëpër rrugët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat