Toyota do ta krijojë këtë makinë të përshtatshme për çdo terren

Auto

Toyota do ta krijojë këtë makinë të përshtatshme për çdo terren

Më: 30 mars 2017 Në ora: 00:33
Makina e re nga Toyota

Prodhuesi japonez Toyota ka bashkuar forcat me kompaninë amerikane Tonka Truck, për të krijuar një makinë që është e aftë të lëvizë në çdo terren.

Konstrukti dhe fuqia që ka modeli Hilux, ia mundëson të lëvizë nëpër pjesë të thepisura, në ujë, apo edhe baltë të thellë.

Në videon e postuar më poshtë, shihet makina me rrotë deri 35-inch, që lëvizë nëpër dunat e shkretëtirës, sikur të ishte në asfalt të rrafshët.

Megjithëse është në fazat fillestare, pritet që së shpejti entuziastët e ekspeditave në natyrë, të kenë mundësi të ngasin diçka të tillë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat