Zhgënjehet me Range Rover, e lë para lokalit ku e bleu dhe kërcënon se do ta djeg

Auto

Zhgënjehet me Range Rover, e lë para lokalit ku e bleu dhe kërcënon se do ta djeg

Më: 1 prill 2017 Në ora: 12:30
Range Rover

Dev Bath është zhgënjyer aq shumë me makinën Range Rover, sa që ka vënë shënime mbi të dhe e ka lënë në shenjë proteste para lokalit që ndodhet në qendër të Londrës.

Pronarit 31-vjeçar të makinës britanike, nuk po i pëlqen që në të shumtën e rasteve duhet ta vozisë nën 90 kilometra në orë. Madje, ai e gjykon kompaninë ku e bleu për 82 mijë euro, për mashtrim dhe fshehje të së vërtetës.

“Mos blini nga Range Rover. Ata më kanë grabitur, duke ma shitur këtë mbeturinë” dhe “vetura është qëllimisht e papërshtatshme, kompanisë nuk i intereson” janë mbishkrimet e vendosura në dritare.

Madje, ai thotë se zyrtarët e kompanisë i kanë kërkuar ta largojë nga rruga që frekuentohet shumë, por se nuk ka pranuar.

Nëse nuk i kompensohet ajo, ai thotë se do ta djeg dhe të gjithë do ta shohin se është veturë e keqe.

Image
Range Rover
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat