Policia italiane bëhet me Lamborghini të ri

Auto

Policia italiane bëhet me Lamborghini të ri

Më: 1 prill 2017 Në ora: 20:33
Lamborghini

Patrulla Italiane ka marrë çelësat e një veture të re policie – një Lamborghini Huracan.

Vetura e re do të vozitet nga policia patrulluese në Bolonja dhe do të përdoret për operacione normale të policisë dhe për transportim emergjent të gjakut dhe organeve.

Huracani i parë që i ishte dërguar policisë italiane në Romë më 2015, dhe që nga atëherë vetura ka qenë në operim.

Brenda, vetura është pajisur me një tablet, një video-kamerë dhe një kompjuter që do t’i lejojë autoritetet lokale të kryejnë të gjitha operacionet e zakonshme policore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat