Ford këshillon përdoruesit e kamionëve F-250 të kenë kujdes gjatë parkimit

Auto

Ford këshillon përdoruesit e kamionëve F-250 të kenë kujdes gjatë parkimit

Më: 2 prill 2017 Në ora: 15:31
Ford

Fordi u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të kamionëve pikap të modelit F-250 që të kenë kujdes kur të parkojnë makinën, meqë ajo mund të lëvizë edhe teksa është në pozicionin e parkimit.

Sipas një komunikate që kjo kompani e njohur makinash ka lëshuar, të gjithë përdoruesit e makinës së këtij tipi duhet të përdorin frenin përgjatë parkimit.

Megjithatë, kompania këmbëngulë se asnjë aksident nuk ka ndodhur si pasojë e kësaj parregullsie në automjet.

Kjo është hera e tretë gjatë javës së shkuar që kompania u ka bërë thirrje për kujdes përdoruesve të saj.

Dy herët e shkuara, Fordi u bëri thirrje përdoruesve të 211,000 makinave të kenë kujdes për shkak të gabimeve në dryrin e dyerve ,si dhe 360,000 makinave të tjera për kujdes nga nxehja e tepërt e motorit. 29 raste të zjarreve pa lëndime në njerëz janë raportuar si pasojë e këtij të fundit.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat