Toyota tërheq 2,9 milionë automjete nga tregu

Auto

Toyota tërheq 2,9 milionë automjete nga tregu

Më: 2 prill 2017 Në ora: 16:50
Toyota

Jastëkët ajrorë të kompanisë japoneze Takata janë përgjegjës për vdekjen e 16 personave, gjë e cila ka ndikuar në marrjen e vendimit të kompanisë për prodhimin e veturave Toyota që të tërheqë nga tregu 2,9 milionë automobila në tregun global.

Prodhuesi japonez i automobilave nuk njoftoi numrin e veturave të tërhequra në Evropë, por vlerësohet të jenë rreth 800.000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat