FC Automobile ofron Citroën Type H të shekullit 21

Auto

FC Automobile ofron Citroën Type H të shekullit 21

Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:28
Citroën Type H

Nga retrospektiva me të cilën në kompaninë FC Automobile dëshiruan të shënojnë 70-vjetorin e përfaqësimit të modelit origjinal të Citroën Type H fshihet modeli Jumper.

Me rastin e shënimit të 70-vjetorit të paraqitjes së modelit unik Type H, në kompaninë FC Automobile kanë përgatitur kompletin e elementeve të karrocerisë me të cilat Citroën Jumper aktual në mënyrë efektive transformohet në njërin nga furgonët më të popullarizuar të të gjitha kohërave, me të cilët kompania franceze e automobilave ishte edhe e njohur në gjithë botën.

Pas elementeve të karrocerisë të cilët janë të përshtatur për versione të ndryshme të Jumper qëndrojnë Fabrizio Caselani dhe dizajnuesi David Obendorfer, ndërsa sipas të gjitha gjasave ata patën sukses në këtë drejtim, pasi që Jumper Type H modern nga çdo kënd përkujton Type H legjendar, i cili nga viti 1947 deri 1981 shërbeu për kryerjen e punëve të ndryshme.

FC Automobile modelin Jumper me motor turbo-dizel prej 110 deri 160 kuaj fuqi do ta ofrojë në vetëm 70 njësi, ndërsa e gjithë puna e lidhur me transformimin e karrocerisë do të kryhet në Itali.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat