Alfa Romeo zgjeron ofertën e motorëve për Stelvio

Auto

Alfa Romeo zgjeron ofertën e motorëve për Stelvio

Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:48
Alfa Romeo

Për blerësit në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Afërt në Alfa Romeo kanë përgatitur edhe dy motorë për SUV Stelvio, i cili që nga tash do të konsiderohet si ofertë bazike.

I pari në ofertën e motorit me benzinë për Stelvio tash është motori me katër cilindra dhe 2 litra, i cili me mbështetjen e turbo-mbushësit zhvillon 200 kuaj fuqi dhe 330 Nm. 

Distribuimi i fuqisë kryhet përmes ndërruesit automatik prej tetë shpejtësive, ndërsa Stelvio mund të arrijë prej 0 deri 100 km/h për 7,2 sekonda. 

Image

Po ashtu në ofertë është edhe motori dizel me 2,2 litra, i cili disponon me 180 kuaj fuqi dhe 450 Nm. Ndërruesi automatik me tetë shpejtësi në këtë rast distribuon fuqinë vetëm në boshtin e fundit, ndërsa automobili prej 0 deri 100 km/h arrin për  7,6 sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat