Nissan me 370Z Heritage Edition

Auto

Nissan me 370Z Heritage Edition

Më: 6 prill 2017 Në ora: 12:22
Nissan

Nissan ka përgatitur modelin 370Z Heritage Edition, me të cilin dëshirojnë të përkujtojnë automobilin e tyre të popullarizuar sportiv Coupe 240Z.

Blerësit mund të llogaritin në disa detaje kozmetike dhe në automobil mund të zgjedhin njërën nga dy ngjyrat e karrocerisë Chicane e verdhë ose Magnetic e zezë.

Automobili ka motor 3,7 litra, V6 me 330 kuaj fuqi dhe ka ndërrues automatik të shtatë shpejtësive, derisa në opsion është edhe ndërruesi me gjashtë shpejtësi.

Automobili i prodhuesit japonez përkujton modelin legjendar 240Z nga viti 1969. Ai do të paraqitet për herë të parë në panairin e automobilave në Nju Jork.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat