Fittipaldi EF7 me stil të Pininfarina do të kushtojë 1.5 milion dollarë

Auto

Fittipaldi EF7 me stil të Pininfarina do të kushtojë 1.5 milion dollarë

Më: 10 prill 2017 Në ora: 22:40
Fittipaldi

Kombinimi i ekspertizës së Emerson Fittipaldi me stilin e Pininfarina dhe inxhinierët e HWA-s do të sjellë EF7 si një veturë e parajsës.

Duke vendosur që të shkojnë me V8 natyral, inxhinierët kanë mundur të vendosin për një veturë me peshë nën 1 mijë kilogram.

Përdorimi i fibrave të karbonit, po ashtu, kanë luajtur rol të rëndësishëm në kërkesat për të pasur një veturë sa më të lehtë të mundur, për një performancë tepër të mirë.

Kompania ka bërë të ditur se vetëm 39 njësi të kësaj veture do të prodhohen.

Emerson Fittipaldi ka bërë të ditur për Automotive News, se EF7 do të kushtojë 1.5 milion dollarë.

Pasi nuk do të ketë rrjet të shitjes, blerësit potencialë duhet të kontaktojnë direkt kompaninë për të kërkuar njërën nga veturat, të cilat do të prodhohen nga HWA, në fabrikën e saj në Shtutgart.

Kompania shpreson se gjysmën e veturave do t’i shesë në tregun amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat