Spiunohet Audi A8

Auto

Spiunohet Audi A8

Më: 11 prill 2017 Në ora: 18:23
Audi A8

Ndërkohë që po afrohet debutimi për Audi A8, ky model është parë plotësisht i pambuluar në fotot më të reja spiunuese.

Me përjashtim të disa kamuflimeve rreth dritave, i gjithë trupi i A8 është parë plotësisht i ekspozuar. Fotot janë bërë me iPhone dhe nuk janë shumë kualitative, por aty mund të shihet pamja elegante e re e sedanit luksoz sportiv.

S8 i ri mund të vijë me të njëjtin motor prej 6.0 litra W12, me 600 kuaj fuqi dhe 900 nmr.

Audi A8 i ri dhe modeli S8 pritet që të kenë debutimin në korrik të këtij viti, para se t’i drejtohen Frankfurt Motor Show-it në Gjermani, më vonë gjatë këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat