Del në shitje Aston Martin më i rrallë ndonjëherë

Auto

Del në shitje Aston Martin më i rrallë ndonjëherë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 20:44
Aston Martin

Ky Aston Martin në shikim të parë duket si çdo Vanquish Volante, mirëpo është i vetmi që u bazua në barkën me shpejtësi të lartë.

Struktura e pjesës së poshtme dhe disa përfundime të makinës, janë të bëra duke imituar lundrën, të cilën kompani britanike e ka punuar me Quintessence Yachts.

Modeli AM37 ka forma unike, ndërsa pas tij nuk është prodhuar asnjë tjetër, megjithëse ishte konsideruar së paku një edicion i limituar.

Sidoqoftë, kjo Volante është në dispozicion dhe po kërkon pronar, mirëpo për të duhet të paguhen 295 mijë dollarë.

Në anën tjetër, pjesa nën kapak nuk dallon shumë nga linja Vanquish, duke pasur 568 kuajfuqi, që i mundësojnë të arrijë shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për katër sekonda. 

Image
Aston Martin
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat