Lexus lanson modelin luksoz, me të cilin rivalizon veturat gjermane

Auto

Lexus lanson modelin luksoz, me të cilin rivalizon veturat gjermane

Më: 14 prill 2017 Në ora: 08:22
Lexus

Prodhuesi japonez Lexus, është gjithnjë e më afër që të krahasohet me modelet më të mira nga Mercedes dhe BMW.

Njëjtë sikur kompanitë gjermane, ia ka dalë që të integrohet fuqia e lartë, teknologjia moderne dhe luksi në një model të vetëm që është LS 500 F Sport.

Vetura e publikuar vetëm pak ditë para se të zhvillohet New York Auto Show 2017, ka 415 kuajfuqi që i ndihmojë të garojë krahas rivalëve të tij, që kanë shpejtësi të përafërt.

Në anën tjetër, ky model që po konsiderohet se ka luksin e S-Class dhe cilësitë sportive sikur 7 Series, po mendohet se do të jetë shumë i kërkuar në treg.

Për 5.2-sekonda, ky Lexus mund të arrijë prej qëndrimit në vend, deri në shpejtësinë prej 100 kilometra në orë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat