Në botën e veturave elektrike, autonominë më të madhe e ka Tesla Model S 100D

Auto

Në botën e veturave elektrike, autonominë më të madhe e ka Tesla Model S 100D

Më: 17 prill 2017 Në ora: 14:11
Tesla Model S 100D

Një raport i Agjencisë amerikane për mbrojtjen e mjedisit (EPA) tregon, se vetura elektrike e Tesla-s, Model S 100D me një mbushje të baterisë mund të kalojë 539 kilometra.

Me autonominë, e cila në krahasim me modelin S P100D është rritur për më shumë se 32 kilometra, automobili i Tesla-s, Model S 100D tash është edhe më afër konkurrencës, pasi në përdorimin e kombinuar (qytet/ rrugë e hapur) S 100D me një mbushje të baterisë mund të kalojë 539 kilometra.

Rezultati është konfirmuar zyrtarisht nga ana e EPA, në të cilën është kryer testimi. Nëse përdoret kryesisht në qytet, Tesla Model S 100D mund të kalojë 532,85 kilometra. 

Autonomia në kushtet e përdorimit në rrugë të hapur është 542,67 kilometra. Modeli S 100D në SHBA kushton 92.500 dollarë, përkatësisht 95.800 dollarë nëse blerësi vendos që të blejë versionin e avancuar. Vetura e Tesla-s prej 0 deri 100 km/h i arrin për 4,2 sekonda.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat