Mercedes prezantoi modelin e ridizajnuar S

Auto

Mercedes prezantoi modelin e ridizajnuar S

Më: 18 prill 2017 Në ora: 18:53
Mercedes

Në prag të prezantimit premierë të nesërm në panairin e automobilave në Shangaj, Mercedes ka zbuluar pamjen dhe detajet e edicionit të ri-dizajnuar të modelit të tij më reprezentativ.

Blerësve iu ofrohen disa motorë të ri, ndërsa i pari është motori 3 litra biturbo V6, me 367 kuaj fuqi dhe me shenjën S450. 

Në kombinim me versionin 4 litra biturbo V8, e cila arrin me shenjën S560, vozitësit mund të llogaritin në 469 kuaj fuqi, ndërsa modeli AMG S63 me motor të konfiguracionit të lartpërmendur, i cili ka zëvendësuar motorin e deritanishëm 5,5 litra V8, ofron madje 611 kuaj fuqi.

AMG S63 ka edhe ndërruesin automatik me 9 shpejtësi. Vetura prej 0 deri 100 km/h arrin për vetëm 3,4 sekonda. Në ofertë mbetet edhe motori biturbo V12 me 630 kuaj fuqi, i cili është i rezervuar për modelin S65. 

Çmimet ende nuk janë bërë të ditura.

Image
Brenda në vetur
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat