Mercedes G-Class edhe pas afro 40 vitesh, sërish do të duket si kuti

Auto

Mercedes G-Class edhe pas afro 40 vitesh, sërish do të duket si kuti

Më: 19 prill 2017 Në ora: 06:03
Modeli G-Class

Modeli G-Class që është lansuar në vitin 1979, sërish do të ketë formën katrore, megjithëse të gjitha tjerat do t’i ndryshohen.

Zyrtarë të kompanisë Mercedes, kanë bërë të ditur se modeli ri i kësaj serie, që prezantohet në fund të shtatorit, vjen me shumë risi.

“Forma katrore nuk do të hiqet, por shumë ndryshime do të pësojë pjesa e jashtme së bashku me enterierin”, është thënë lidhur me rastin.

Nuk bëhen të ditura detajet, por makina që është e aftë edhe për terrene të vështira, në të ardhmen mund të ketë më shumë se 416 kuajfuqi sa ka tani.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat