Njihuni me Lexus NX e ridizajnuar

Auto

Njihuni me Lexus NX e ridizajnuar

Më: 19 prill 2017 Në ora: 20:09
Lexus NX

Kompania Lexus në panairin e automobilave në Shangai prezantoi edicionin e ridizajnuar të modelit NX, të cilin e karakterizojnë detaje të reja të karrocerisë, enterieri i avancuar dhe menaxhim më i mirë.

Së bashku me NX në opsion tash do të ofrohen edhe dritat e përparme me teknologjinë, të cilën Lexus e përdorë te modeli LC.

Avancimi bazik në kabinën e udhëtarëve ka të bëjë me sistemin e ri multimedial  10,3 inç, i cili ka zëvendësuar ekranin e deritanishëm prej 7 inç, ndërsa e rëndësishme është dhe ergonomia e avancuar e kontrollit të pllakës HVAC përmes së cilës bëhet ngrohja dhe ftohja e hapësirës së udhëtarëve. Po ashtu, është përmirësuar edhe izolimi i zërit.

Modeli i deritanishëm NX 200t tash bart shenjën NX 300, ndërsa edhe më tej do të qarkullojë me motorin 2.0 litra turbo-benzinë, me katër cilindra. Versioni hibrid 300h edhe më tej do të lëvizë me kombinimin e motorit 2,5 litra benzinë me katër cilindra dhe dy elektromotorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat