Golf me shpejtësi enorme, lë prapa Bugatti dhe Lamborghini

Auto

Golf me shpejtësi enorme, lë prapa Bugatti dhe Lamborghini

Më: 25 prill 2017 Në ora: 00:19
Golf

Kompania gjermane Boba Motoring, ka bërë intervenime në një Golf, që të arrijë shpejtësinë deri në 300 kilometra në orë.

Me shtimin e 1,233 kuaj-fuqi, ky Volkswagen është më i shpejti që është krijuar ndonjëherë.

Për të gjithë ata, që duan të shpenzojnë më shumë në intervenime dhe shtim të fuqisë, sesa në një veturë të re, do të kishin dëshirë të kenë një makinë të tillë.

Megjithëse duket e zakonshme, mund të lë prapa në garën e shpejtësisë edhe veturat e shpejta si Bugatti apo Lamborghini.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon krahasimin e matësve të shpejtësisë, në kombinim me disa nga modelet më të shpejta të prodhuesve të njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat