McLaren do ta prodhojë super-makinën me katër ulëse

Auto

McLaren do ta prodhojë super-makinën me katër ulëse

Më: 26 prill 2017 Në ora: 05:10
McLaren

Prodhuesit automobilistikë po bëjnë përpjekje që të rrisin makinat SUV për t’i bërë me shtatë ulëse, ndërsa McLaren ka në plan të rrisë super-makinën për dy karrige.

Deri më tani, kompania britanike ka pasur veturë me tri ulëse, ku prapa shoferit qëndronin edhe dy udhëtarë, kurse tani është duke punuar në serinë e veturave të shpejta.

Në këto të fundit, pritet të ketë vend edhe për dy persona, megjithëse janë makina me fuqi të madhe dhe arrijnë shpejtësi të lartë.

Fotografitë e postuara, shfaqin modelin 720S Super Series që ka katër ulëse, mirëpo vetëm dy dyer.

Nuk bëhet e ditur se kur mund të hyjë në prodhim kjo super-makinë, apo çfarë fuqie mund të ketë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat