Corvette ZR1 që lansohet vitin që vjet, është parë derisa po testohej në pistë

Auto

Corvette ZR1 që lansohet vitin që vjet, është parë derisa po testohej në pistë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 06:35
Corvette ZR1

Në Nurburgring të Gjermanisë, është filmuar teksa testohej modeli më i ri nga prodhuesi Chevrolet.

Megjithëse me shtresën për kamuflazh, njohësit e veturave kanë parë dallimet që ky ZR1 i ka nga modelet paraardhëse të serisë Corvette.

Baza qëndron ashtu siç ka qenë, por disa linja dhe përfundimet kanë pësuar ndryshime të dukshme.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon në lëvizje makinën që thuhet se do t’i ketë 750 kuajfuqi, teksa testohej në mot me shi dhe borë.

Nuk janë dhënë detaje shtesë për këtë Corvette, që lansohet në Detroit Auto Show 2018.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat