Çmimet e modeleve të reja nga Audi, më të lira se makinat tjera të së njëjtit nivel

Auto

Çmimet e modeleve të reja nga Audi, më të lira se makinat tjera të së njëjtit nivel

Më: 29 prill 2017 Në ora: 07:14
Modeli i ri i Audi

Prodhuesi gjerman Audi, ka bërë të ditur se sa do të kushtojnë TT RS dhe sedani RS3.

Modeli me i ri TT do të kushtojë 67 mijë dollarë, që është për 1,750 dollarë më lirë se konkurrenti tij Porsche 718 Cayman, si dhe është më i fuqishëm.

Makina ka rrota prej 10 inçëve, frena me disk të përparmë prej fibrave të qeramikës, si dhe disa përparësi teknologjike.

Në anën tjetër, modeli Audi RS3 që është një sedan, kushton shumë më lirë – 55 mijë dollarë, më lirë se sedanët tjerë që janë në treg.

Mirëpo, të interesuarit duhet të paguajnë edhe një sasi të konsiderueshme RS3-shin e ri që lansohet gjatë vitit që vjen. 

Image
Modeli i ri i Audi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat