I vetmi Bugatti Veyron nga edicioni Tiffany, kërkon një pronar (shumë) të pasur

Auto

I vetmi Bugatti Veyron nga edicioni Tiffany, kërkon një pronar (shumë) të pasur

Më: 30 prill 2017 Në ora: 23:48
Bugatti Tiffany Edition

Prodhuesi francez Bugatti, ka bërë të ditur se do të vë në shitje të vetmen njësi nga Tiffany Edition, që e ka dizajnuar në bashkëpunim me krijuesin e famshëm të bizhuterive.

Modeli që i përket serisë Veyron, nuk e ka ende asnjë kilometër të kaluar dhe shumicën e pjesëve i ka të mbuluara me qese.

Nuk bëhet i ditur se sa kushton, por – duke e ditur se i përket edicionit të limituar dhe se secili Bugatti kushton rreth tre milionë dollarë -ky model me njëmijë kuajfuqi që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.5-sekonda, pritet të ketë çmim shumë të lartë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat