Hyundai Kona me stil krejtësisht ndryshe

Auto

Hyundai Kona me stil krejtësisht ndryshe

Më: 1 maj 2017 Në ora: 00:37
Hyundai

Prodhuesi automobilistik nga Koreja e Jugut, do të punojë modelin e ri Kona me stil të ri dizajni, që nuk është parë më parë.

Pa treguar detajet, Hyundai ka publikuar vetëm dy fotografi, që tregon pjesën e përparme të kësaj makine, që do të jetë rival i Nissan Juke.

Pos dritave LED shumë të ngushta dhe grillit gjashtëkëndor, nuk jepen të dhëna shtesë të makinës që do të lansohet brenda disa muajsh.

Mirëpo, njohësit e veturave kanë bërë të ditur se ngjan shumë me Jeep Cherokee, ndërsa mund të jetë një SUV i gjerë dhe i fuqishëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat