Jeep Trackhawk është makina SUV më e mirë ndonjëherë

Auto

Jeep Trackhawk është makina SUV më e mirë ndonjëherë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 00:13
Jeep Trackhawk

Modeli Trackhawk që do të hyjë së shpejti në prodhim, jo vetëm se ia kalon pasardhëseve të saj, por është një më i miri që u prodhua ndonjëherë.

Kjo makina familjare dhe sportive, të cilës do t’i vihet motori i Hellcat prej 707 kuajfuqive, e bën atë të shpejtë dhe shumë më efikase.

Struktura e gjerë dhe e lartë e këtij Jeep, me peshë prej 2,200 kilogramë ia mundëson që të lëvizë me lehtësi edhe nëpër terrene të vështira.

Trackhawk SUV me 6.4-litra V8, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 4.4-sekonda, duke e bërë ndër më të shpejtit të këtij lloji.

Deri më tani dihet se do të kushtojë rreth 70 mijë euro, ndërsa nuk është treguar se kur mund të lasohet, por mund të ndodhë së shpejti.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat