Porsche Cayenne tërheq Airbus A380 me peshë 285 tonë

Auto

Porsche Cayenne tërheq Airbus A380 me peshë 285 tonë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 19:17
Porsche Cayenne

Vetura Porsche Cayenne ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, pasi ka tërhequr aeroplanin më të madh në botë të udhëtarëve Airbus A380, i gjatë 42 metra.

Edhe pse kjo distancë nuk mund të duket impresive, është pesha e madhe ajo që vetura ka mund të tërheqë, kur dihet se Airbus A380 peshon madje 285 tonë. 

Rekordi i ri botëror është thyer në aeroportin e Parisit “Sharl de Gol”, ndërsa Porsche arriti ta thyejë madje dy herë – me dy modele të ndryshme Cayenne. 

Së pari tërheqjen e aeroplanit e bëri Cayenne S Diesel me 4.1 litra V8 biturbo motor me 385 kuaj fuqi, në mënyrë që rekordin ta konfirmojë Cayenne Turbo S, me motor benzinë 4.8 litra V8 biturbo me 570 kuaj fuqi.

Në gusht 2013, një Nissan Patrol kishte lëvizur për 50 metra aeroplanin transportues rus Ilushin Il-76 me peshë 170 tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat