Modeli i rrallë Ferrari, iu dogj derisa po shkonte ta ndërronte me një LaFerrari

Auto

Modeli i rrallë Ferrari, iu dogj derisa po shkonte ta ndërronte me një LaFerrari

Më: 3 maj 2017 Në ora: 05:06
Ferrari

Jon Hunt ka bërë marrëveshje me kompaninë Ferrari, që ta kthejë modelin F40 dhe të shtojë para, për ta marrë një LaFerrari Aperta.

Por, derisa po shkonte për në bazën ku do bëhej këmbimi, makina ka pësuar një komplikim dhe është përfshirë nga flakët.

Megjithëse ai bashkë me shoqërues ka shpëtuar pa lëndim, vetura është kthyer në metal që duhet të dërgohet në shkritore.

Në anën tjetër, ai pos që ka mbetur pa e marrë veturën e re, por edhe pa të vjetrën që është një model shumë i rrallë.

Sidoqoftë, Hunt është një njeri shumë i pasur, që në garazh ka edhe shumë vetura luksoze, përfshirë edhe disa Ferrari të personalizuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat