Mercedes-AMG prezantoi G65 Exclusive Edition

Auto

Mercedes-AMG prezantoi G65 Exclusive Edition

Më: 3 maj 2017 Në ora: 16:53
G65 Exclusive Edition

Modeli më i shtrenjtë në ofertë i Mercedes edhe më tej është G650 Landaulet, ndërsa menjëherë pas tij vjen edicioni i veçantë G, i cili lëviz me motorin V12.

Në pritje që gjenerata e re e automobilit të terrenit të Mercedes, i cili në formën e produksionit duhet të paraqitet deri në fund të vitit, kompania gjermane e prezantoi edicionin ekskluziv të klasës aktuale G, për të cilën në kombinim me shenjën G65 duhet ndarë 287.658 euro. 

Dymbëdhjetë mijë euro më shtrenjtë se sa modeli standard, G65 Exclusive Edition ka motor AMG 6 litra V12 me 630 kuaj fuqi dhe 1.000 Nm të momenteve të rrotullimit, që është e mjaftueshme që automobili nga 0 deri 100 km/h arrin pas 5,3 sekondash dhe zhvillon shpejtësi të kufizuar elektronike 230 km/h.

Image
G65 Exclusive Edition
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat