Aleanca mes Renault-Nissan zë vendin e katërt në botë për prodhimin e veturave

Auto

Aleanca mes Renault-Nissan zë vendin e katërt në botë për prodhimin e veturave

Më: 7 maj 2017 Në ora: 09:55
Renault-Nissan

Partneriteti francez-japonez vazhdon rritjen e befasishme. Më poshtë mund të shihni në shifra, rezultatet e fundit të këtij bashkëpunimi.

Prodhuesit e veturave joamerikane, për vetëm 3.891 dërgesa mund të ishin në vend të tretë gjatë vitit 2016, në rangimin e prodhuesve më të fuqishëm, bën të ditur Forbes.

Kjo shifër është ajo që i ndan shitjet e GM, që është në vend të tretë nga shitjet e partneritetit Renault-Nissan (RNA).

Renault-Nissan është një partneritet strategjik mes prodhuesit francez Renault dhe atij japonez Nissan, që nga viti 1999. U formua për të shpëtuar të dy kompanitë. RNA ka shitur 9.96 milionë vetura më 2016 – rritje prej 16.8 për qind nga viti 2015. Kjo rritje ishte shumë më e madhe nga prodhuesit e tri vendeve të para (VW, Toyota dhe GM).

Në Kosovë, aleanca mes Renault dhe Nissan përfaqësohet nga AutoMita, kompania e cila shet ekskluzivisht veturat e reja të Dacia, Nissan dhe Renault.

Nissan po ashtu bëri lajm në mars të 2017, pasi që punëtorët në fabrikën e tyre amerikane kishin protestuar për të krijuar një union të punës. Megjithatë, kompania ka kundërshtuar ashpër krijimin e unioneve në fabrikat amerikane, edhe pse në 40 lokacionet tjera në botë të fabrikave të tyre ka unione punëtorësh.

Evropa, SHBA-të dhe Japonia ende dominojnë prodhimin e veturave, ndërkohë që industria kineze e veturave është e thyer. Grupi më i madh kinez i veturave është SAIC Motor, me prodhim total prej 2.26 milionë veturash.

Shumë prej shifrave të SAIC janë të llogaritura në bashkëpunimet e tyre me prodhuesit tjerë amerikan ose evropian.

 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat