A do të ketë Alfa Giulietta për 2018?

Auto

A do të ketë Alfa Giulietta për 2018?

Më: 9 maj 2017 Në ora: 14:18
Alfa Giulietta

Ndryshimet e prioriteteve në kompaninë Alfa Romeo ka sjellë në pyetje pasuesin e modelit aktual Giulietta, por shumë fansa të brendit italian dëshirojnë të shohin gjeneratën e re të këtij modeli kompakt në rrugë.

Shefi i Alfa, Reid Bigland, tha për Autocar në sallonin e automobilave në Gjenevë, se kompania aktualisht më shumë është e fokusuar në shitjen globale të automobilave të saj se sa në tregun evropian, ndërsa dihet se modelet Giulietta dhe MiTo janë të dedikuara para se gjitha në Evropë.    

Modeli aktual Giulietta është paraqitur në vitin 2009 dhe në rast se kompania do të angazhohet për modelin e ri të saj, kjo do të duhej të ishte një veturë plotësisht moderne, me linja dinamike.

Në kompani  nuk japin sqarime për pasuesin eventual të modelit në fjalë, derisa për MiTo më herët ishte thënë se nuk do të ketë pasues, pasi për një kohë ishte planifikuar të jetë Giulietta e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat