Pasuesi i LaFerrari arrin për pesë vjet

Auto

Pasuesi i LaFerrari arrin për pesë vjet

Më: 10 maj 2017 Në ora: 16:14
LaFerrari

Hiper-automobili i ardhshëm i Ferrari, i cili do të zëvendësojë LaFerrari, do të duhej të dalë në treg në vitin 2022.

Në një bisedë për Autocar, drejtori i Ferrari për zhvillimin e teknologjisë së prodhuesit italian, Michael Leiters, tha se në kompani po mendohet me të madhe për hiper-automobilin e ri.  

Leiters tha se tash për tash është i njohur se modeli që do të vazhdojë pas F40, F50, Enzo, LaFerrari, dhe se ai nuk do të përdorë motorin nga Formula 1, sikur që ishte në rastin me Ferrari F50, ose sikurse synon të bëjë Mercedes-AMG me hiper-automobilin e tij të ri.

“Dëshirojmë që këtë ta bëjmë ndryshe. Modeli ir i nuk do të jetë automobil me motor F1 dedikuar për qarkullim publik, sikur ishte në rastin e F50, pasi kërkon tepër modifikime”, shpjegon Leiters.  Sipas tij, pasuesi i LaFerrari pritet brenda tri deri në pesë vjet.

LaFerrari, i cili u prezantua në panairin e automobilave në Gjenevë më 2013, është prodhuar në 500 njësi. Versioni Apert me tavan të hapur kishte premierën në sallonin e automobilave në Paris, në vjeshtë të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat