Serisë BMW 6 Coupe i vjen fundi?

Auto

Serisë BMW 6 Coupe i vjen fundi?

Më: 10 maj 2017 Në ora: 16:46
BMW 6 Coupe

BMW ka konfirmuar se në shkurt ka përfunduar prodhimin e Coupe së saj më të madhe, derisa dy modelet tjera të serisë 6 - Grand Coupe dhe Cabrio ende janë në linjat e prodhimit.

Prodhuesi bavarez nuk e ka miratuar vendimin e vet përfundimtar për shuarjen e modeleve të serisë 6 BMW Coupe para prezantimit të një modeli të ri, por mendohet se njëri nga arsyet është rënia e kërkesave të këtyre veturave pas daljes së versionit praktik Grand Coupe me katër dyer.

Nga ana tjetër, mund të ndodhë që seria 6 e BMW Coupe të mos ketë pasues direkt. Në fakt, raportohet se BMW muajve të fundit po teston automjete, të cilat do të jenë komerciale nën shenjën e serisë së re 8, në mesin e të cilave edhe variantet Coupe dhe Cabrio.  Spekulohet se prodhuesi gjerman në vend të Serisë 6 Coupe në të ardhmen do t’iu ofrojë blerësve serinë BMW 8 Coupe, e cila do të jetë në rang me klasën S të Mercedes Coupe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat