Për herë të parë në Kosovë hapet panairi i veturave te reja

Auto

Për herë të parë në Kosovë hapet panairi i veturave te reja

Më: 11 maj 2017 Në ora: 10:53
Prishtina International Autoshow

(E plotësuar) - 21 brende të markave të njohura janë prezantuar sot në panairin e parë të veturave të “Prishtina International Autoshoë”, të mbajtur në sallën e panaireve në Shkabaj.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është promovimi i veturave të reja të cilat ulin rrezikun e ndotjes së ambientit dhe ndikojnë në rritjen  e sigurisë në vend.

Ministrja në largim  e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami u shpreh shumë e kënaqur duke thënë se është e rëndësishme që të arrihet bashkëpunim me përfaqësuesit në mënyrë që veturat e tilla përveç që të sillen në Kosovë, të mund edhe të prodhohen këtu

Bajrami: Veturat e reja duhet edhe të prodhohen ne Kosovë

“Unë bisedova me përfaqësuesit në mënyrë që të  bisedojnë me prodhuesit e këtyre veturave që ne t’u ofrojmë këtyre mundësi për prodhimin e pjesëve të ndryshme, në Kosovë, në mënyrë që jo vetëm të shiten këto vetura,  por pjesë të tyre edhe të prodhohen këtu. Ne kemi punu gjatë këtyre dy vite e gjysmë dhe kemi ba reforma të thella për të pasur një ambient te biznesit stabil dhe të mirë, besoj që sistemi  pa marrë parasysh rrethanave plotike do të funksionojë dhe bizneset do të vazhdojnë të lulëzojnë”, tha Bajrami.  

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti u shpreh se veturat e vjetra janë ndër arsyet kryesore të ndotjes së ambientit dhe se me sjelljen e makinave të reja niveli i ndotjes do të reduktohet shumë.

Ahmeti: Makinat e vjetra ndër arsyet kryesore të ndotjes së ambientit

 “Një prej arsyeve kryesore të ndotjes së madhe në Prishtinë janë edhe makinat e vjetra, e posaçërisht ato më të cilat janë më  vjetra se 8 vjet prandaj gjithçka që promovon standarde të reja që  shumica e këtyre makinave i kanë , së paku euro 6 standardin, pra nivelin e ndotjes e kanë shumë më të ulët patjetër se është mirë të përmendet për komunën. Ato që e përmendi ministrja, unë  i bashkangjitem  plotësisht, posaçërisht në kushtet më të mira të financimit nga bankat në mënyrë që këto makina të reja të jenë sa më të qasshme për shumicën e qytetarëve dhe banorëve të Republikës se Kosovës, e natyrisht edhe banorëve dhe qytetarëve të kryeqytetit. Ne sot kemi një numër shumë të madh të makinave në kryeqytet dhe sa më shumë që i zvogëlojmë numrin e atyre të vjetrave dhe e rrisim numrin e makinave të reja do të jetë më mirë për Prishtinën”, tha Ahmeti.

Edhe organizuesi i këtij panairi Bujar Hoxha tha  tashmë kushtet për të blerë makina të reja janë shumë më të përshtatshme dhe se nuk ka nevojë që të blihen ato në vendet përreth.

Hoxha: Tashmë makinat e reja mund të blihen në vendin tonë

 “ Ne kemi kaluar nëpër sfida të shumta si importues të automjeteve të reja dhe kemi arritur që të mbajmë premtimin tonë që në bashkëpunim me ministrinë e tregtisë gjithashtu me angazhimin shumë të madh të të gjithë importuesve...(4’19’’) Tani kushtet për të blerë makina janë shumë më të mira se viteve të kaluara, është bërë heqja e doganave e akcizës andaj nuk ka arsye që publiku të shkoj dhe të blej makina në shtetet përreth”, tha Hoxha.

Panairi i automjeteve të reja zgjoi shumë interesim tek shumë vizitorë të cilët kishin ardhur për të parë së afërmi çfarë vetura ofrohen dhe si ka shkuar organizimi.

Hapet panairi i automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow”

Për herë të parë në Kosovë është bërë hapja e panairit të automjeteve të reja "Prishtina International Autoshow" në të cilën marrin pjesë 21 brende të njohura të veturave.

Gjatë hapjes së këtij panairi, ministrja në detyrë e Tregtisë, Hykmete Bajrami, tha se gjatë këtyre dy viteve e gjysmë është punuar në reforma, në mënyrë që të ketë një ambient më të mirë të të bërit biznes.

Ndërsa, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se një ndër arsyet kryesore të ndotjes së ambientit janë edhe veturat e vjetra. Sipas tij, zvogëlimi i numrit të veturave të vjetra dhe rritja e numrit të veturave të reja do të ndikojë në përmirësimin e ambientit në Prishtinë.

Organizatori i këtij panairi, Bujar Hoxha, u shpreh se tani kushtet për blerjen e veturave janë më të mira, pasi është bërë heqja e doganave dhe nuk ka arsye që njerëzit të blejnë vetura në vendet përreth.

Image

Sot hapet panairi "Prishtina International Autoshow”

Shoqata e Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkepunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”, organizojnë panairin e Automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow”.

Ceremonia e Hapjes do të mbahet sot (E Enjte), 11 maj duke fillu nga ora 12:00!

Ndërsa, panairi do të mbahet në sallën e Panaireve në Shkabaj (magjistrala Prishtinë – Mitrovicë) në datat 11 deri me 14 Maj 2017 duke fillu nga ora 10:00 deri në 20:00 cdo ditë.

Hapja e panairit do të bëhet nga përfaqësuesit e Shoqatës, ku te pranishëm e kane konfirmuar qe do te jene: Hykmete Bajrami, Ministre në detyrë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Kryetar i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti.

Në këtë panair do të prezantohen 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja: Alfa Romeo, Audi, Citrown, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat