Hapet salloni më i madh i shitjes me vetëm një automobil

Auto

Hapet salloni më i madh i shitjes me vetëm një automobil

Më: 11 maj 2017 Në ora: 19:18
Bugatti

Bugatti ka hapur në qendër të Dubait sallonin e vet më të madh botëror, në të cilin blerësit do të kenë mundësinë të vendosin se si do të duket modeli i tyre Chiron.

Kompania tashmë ka shitur gjysmën nga 500 njësi të planifikuara Chiron dhe përfaqësia më e suksesshme e shitjes ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për këtë arsye nuk është e papritur pse ky prodhues i veturave sportive vendosi që salloni më i madh i shitjes në botë të hapet pikërisht në Dubai.  

Në brendi të sallonit është ekspozuar një njësi e Chiron, ndërsa blerësit me ndihmën e shitësit mund të konfigurojnë njësinë e tyre sipas dëshirës, deri në detajin më të vogël në automobil.

Përveç veturës së vërtetë, në ofertë janë edhe maketat-model.

Bugatti Chiron përdorë motor 8.0 litra W16 me katër turbo-mbushës, të cilët prodhojnë madje 1.500 kuaj fuqi.  

Automobili shpejtësinë 100 km në orë e arrin për 2,5 sekonda, derisa shpejtësinë prej 200 km në orë e arrin për 6,5 sekonda. Deri në 300 km/h, automobili arrin pas 13,6 sekondash, ndërsa shpejtësia maksimale është 420 km në orë. 

Çmimi i veturës është 2,4 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat