Opel Adam në edicion të ri

Auto

Opel Adam në edicion të ri

Më: 11 maj 2017 Në ora: 20:03
Opel Adam

Opel Adam bie në mesin e automobilave me më së shumti mundësi për individualizim sipas përzgjedhjes së blerësve.

Modeli i vogël “lifestyle” i Opel ka fituar edhe një mundësi të personalizimit me shenjën Black Jack.

Image

Opsioneve të deritanishme i është shtuar edhe një tjetër, e cila do të gjendet së shpejti në ofertë, Opel Adam Black Jack.

Në këtë version dominojnë detaje të zeza: tavani, retrovizorët e jashtëm dhe për herë të parë mbuluesi i motorit i ngjyrosur me nuancën e zezë elegante Onyx Black.  Përveç Opel Adam të rregullt, opsioni i ri Black Jack është i pranishëm edhe në modelet tjera nga familja, siç janë Adam S, Adam Rocks dhe Adam Rocks S.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat