Lëvizjet e mahnitshme të BMW M2 që ka motorin e Chevrolet dhe disa modifikime

Auto

Lëvizjet e mahnitshme të BMW M2 që ka motorin e Chevrolet dhe disa modifikime

Më: 13 maj 2017 Në ora: 07:24
Modeli M2 nga BMW

Modeli M2 nga BMW ka bërë lëvizjet e njohura si rrëshqitje nëpër pistën e garave, pasi i janë bërë disa modifikime.

Veturës sportive i është vënë motori V8 nga Chevrolet që ka 820 kuajfuqi, duke i dhënë forcë që të ngrejë shpejtësinë në masë të madhe.

Pos kësaj, disa pjesë të jashtme i janë zëvendësuar me panele nga materiali i quajtur kevlar, që ka peshë të ulët dhe i krijohen me lehtësi linjat që i shtojnë aerodinamikën.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon këtë M2 teksa nxjerrë tym nga gomat, të cilat po ashtu i janë zëvendësuar me ato që shfrytëzohen nga makinat e garave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat