Auto-salloni më luksoz në botë ka 15 kate

Auto

Auto-salloni më luksoz në botë ka 15 kate

Më: 16 maj 2017 Në ora: 12:51
Autobahn Motors

Kompania Autobahn Motors nga Singapori, e cila merret me shitjen e veturave të shtrenjta klasike, për përdorimin e parkimit të veturave ka ndërtuar një garazh me pesëmbëdhjetë kate në të cilën ka vend për 60 automjete luksoze dhe super-sportive.

Garazhi futuristik është plotësisht i automatizuar dhe klientët përmes rrugës së touch-screen mund përzgjedhin veturën që dëshirojnë ta shohin dhe eventualisht ta blejnë, dhe vetura automatikisht me shtypjen e butonit zbret nga pozita e parkingut dhe del para tyre në afat prej 1-2 minuta.

Pasi garazhi është i tipit të hapur, automobilat e parkuar mund të shihen nga jashtë, ndërsa objekti natën është i ndriçuar nga brenda ashtu që paraqet një sallon të madh ekspozues me 15 kate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat