Aston Martin organizon garë për pronarët e modelit Vulcan

Auto

Aston Martin organizon garë për pronarët e modelit Vulcan

Më: 21 maj 2017 Në ora: 11:18
Aston Martin

Kompania britanike Aston Martin, ka prodhuar deri më tani 24 modele Vulcan të cilat shkaku i shpejtësisë së madhe janë të ndaluara të voziten në rrugë normale.

Pasi që mund të lëvizin vetëm nëpër pista garash, është organizuar një garë në Circuit of America, ku kanë marrë pjesë shtatë pronarë të këtyre makinave, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë tregon se si duket në lëvizjen e shpejtë kjo veturë që ka 620 kuajfuqi.

Por, të gjithë ata që kanë paguar nga 2.3 milionë dollarë për ta blerë një Vulcan, duhet të presin këto aktivitete për t’i futur në funksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat